Del në qarkullim emisioni i përbashkët i pullave “Shqipëri – Slloveni”
DEL NË QARKULLIM EMISIONI I PËRBASHKËT I PULLAVE “SHQIPËRI-SLLOVENI”
Posta Shqiptare në bashkëpunim me Postën Sllovene, kanë emetuar emisionin e përbashkët të pullave postare me tematik “Ekoturizmi”, e cila do të dalë në qarkullim në datë 22 Dhjetor.
Emisioni i përbashkët i pullave “Shqipëri-Slloveni” vjen në kuadër të bashkëpunimit të gjatë dhe të shkëlqyer mes dy Postave homologe dhe marrëdhënive midis dy vendeve tona.
Shqipëria paraqet në pullën e saj ishullin e Zvërnecit në Lagunën e Nartës, ndërsa Sllovenia një nga ishujt e saj lumor dhe liqenor, konkretisht ishullin në liqenin e Cerknica.
Emisioni i kësaj pulle përbëhet nga 1 seri me 2 pamje, një nga Sllovenia dhe një nga Shqipëria, si dhe nga Zarfi i Ditës së Parë (FDC).
Tirazhi i serisë është 50 000 copë, ku një pjesë do të përdoret për filatelinë dhe një pjesë për shërbimin postar, si dhe 500 copë FDC (zarfi i ditës së parë). Vlera e serisë është 180 lekë ndërsa vlera e zarfit është 380 lëkë.
Dizajni i pullës sllovene është realizuar nga MATJAŽ UČAKAR ndërsa fotografi i ishullit në liqenin Cerkinca është GREGA ŽORŽ. Ndërsa për pullën shqiptare janë përdorur fotografi nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.
Ky emision i përbashkët realizohet edhe në kuadër të përfundimit të presidencës Sllovene në krye të Bashkimit Evropian ku vlen për t’u përmendur mbështetja e këtij vendi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Të dhëna teknike të pullës:
Data e emetimit: 22.12.2021
Emisioni përbëhet nga 1 seri me 2 pulla
Dizajni: MATJAŽ UČAKARa
Fotot: GREGA ŽORŽ dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit
Vlerat e pullave: 80 lekë dhe 100 lekë
Tirazhi: 50.000 pulla (80-lekëshe), 50.000 pulla (100-lekëshe)
Përmasat e pullës: 42.60 x 29.82 mm
Kompozimi i tabakut: 1 seri në format 120 x 80 mm
Zarfe të ditës së parë me seri: 500copë
Çmimi i zarfit të ditës së parë me seri: 380 lekë
Shtypur në Kroaci nga AKD