Home > Media > njoftime

Komunikim i Rëndësishëm

Posta Shqiptare njofton të gjithë klientët e saj se lajmi për e-mailet false të shpërndarë në disa media gjatë ditës së sotme nuk i referohet institucionit tonë.

NUK është e vërtetë që Posta Shqiptare ka rënë pre e hacker-ve, ashtu siç NUK është e vërtetë që linku i shpërndarë në e-mailet e klientëve të jetë dërguar nga Shoqëria jonë.

Sqarojmë se Posta Shqiptare nuk komunikon në asnjë domein tjetër përveç se @postashqiptare.al

Çdo komunikimin nga domain të tjerë konsiderohen mashtrim dhe lutemi që komunikime të tilla t’i raportoni në postën tonë elektronike [email protected] ose pranë organeve kompetente të krimit kompjuterik.

Për sa më sipër, Posta Shqiptare ka marrë të gjitha masat ligjore duke denoncuar këtë çështje pranë organeve ligjzbatuese.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për keqpërdorimin e emrit të Postës Shqiptare nga individë dashakeqës dhe sqarojmë opinionin publik se jemi tejet të përkushtuar në realizimin e punës sonë, duke ju ofruar klientëve shërbim në kohë reale, cilësi dhe siguri!

Faleminderit!

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X