Njoftim për fillimin e bisedimeve për lidhjen e kontratës kolektive të punës
Me qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave, interesave ekonomike, profesionale dhe sociale të punonjësve, lidhur me rregullimin e marrëdhënies së punës dhe ushtrimin e veprimtarisë sindikaliste si dhe duke marrë shkas nga kërkesa për lidhjen e kontratës kolektive pranë Posta Shqiptare: Fton të gjithë Organizatat Përfaqësuese Sindikale të interesuara të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme brenda 10 (dhjetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi (07.06.2022-17.06.2022)
1. Kërkesën me shkrim për fillimin e bisedimeve për lidhjen e kontratës kolektive;
2. Statutin e Sindikatës;
3. Treguesit mbi përfaqësueshmërinë.
Në përfundim të afatit 10 (dhjetë) ditor, iu bëjmë me dije se do të mbyllet faza e pranimit të kërkesave dhe dokumentacionit shoqërues, të cilat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti konsiderohet si kusht për skualifikim.
Më tej, do të procedohet, me publikimin e kërkesave duke i afishuar në vende të dukshme, në ambientet e Drejtorisë së Filialeve/Degëve dhe Zyrave Postare.
Faleminderit për bashkëpunimin.