Upgrade e sistemit IPS me versionin 2021 dhe te sistemit CDS
Posta Shqiptare në kuadër të përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve postare ndaj klientëve të saj, në përputhje me Standardet e Unionit Postar Ndërkombëtar dhe PostEuropës, përfundoi me sukses upgrading e dy sistemeve ndërkombëtare IPS (International Postal System) në versionin 2021 dhe sistemit CDS (Customs Declaration System).
Eksperti i Qendrës së Teknologjisë të Informacionit (PTC) pranë UPU-së z. Kamishiro Kazuo, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, realizuan upgradi-n e dy sistemeve dhe instalimin e tyre sipas vendeve te punës në proceset operacionale në Qendrën Tranzite dhe në strukturat monitoruese të Drejtorisë së Përgjithshme.
Në takimin e realizuar me Administratorin e Postës Shqiptare z.Ardit Demiri u diskutua mbi Raportin Final të hartuar nga eksperti i (PTC) pranë UPU-së z. Kamishiro Kazuo si dhe versionet e reja te sistemeve IPS dhe CDS të cilat rrisin ndjeshëm performancën e cilesisë së shërbimit postar.