Home > Media > njoftime

Njoftim!

Për të gjithë përdoruesit e transaksioneve elektronike nëpërmjet aplikacionit e-Posta, informojmë se duke nisur nga data 1 tetor 2023 do të aplikohet komision shërbimi për tërheqjet cash nga balanca e portofolit tuaj në e-Posta.

Për komisionet dhe shërbimet që mund të kryeni nëpërmjet e-Posta, na vizitoni në: www.postashqiptare.al.

Aplikimi i komisioneve në tërheqjet cash nga portofolet elektronike do të bëhet në bazë të Kontratës së Shërbimit për të gjithë klientët "e-Posta", sipas pikave:

Pika 14- Ndryshime të Kushteve, Afateve dhe Tarifave

“Posta Shqiptare për cdo  ndryshim të Kushteve, Afateve dhe Tarifave do t’i njoftohej Klientit 7 (shtatë) ditë përpara kryerjes së ndryshimeve me anë të një njoftimi elektronik/ postë elektronike në adresën e e-mail të Klientit të lidhur me Shërbimin “e-Posta”, ose nëpërmjet faqes zyrtare së internetit të “e-Posta”. Me kalimin e afatit të njoftimit, Klienti do të konsiderohet se është njoftuar për këto ndryshime. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të komunikohen dhe publikohen në rastin e ofrimit të tyre në https://eposta.postashqiptare.al/. Me vazhdimin e përdorimit të Shërbimeve “e-Posta” pas hyrjes në fuqi të Kushteve, Afateve dhe Tarifave të ndryshuara të përdorimit, Klienti do të konsiderohet se ka rënë dakord me ndryshimet e parashikuara më sipër. Nëse Klienti nuk është dakord me një nga ndryshimet, atëhere ai/ ajo nuk duhet të vazhdojë të kryejë transaksione me “e-Posta” dhe duhet të komunikojë me Postën Shqiptare  ose të paraqitet pranë një Filiali/Dege/Zyre Postare “e-Posta” për të kërkuar zgjidhjen e Marrëveshjes së shërbimit me “e-Posta” brenda afatit të njoftimit të ndryshimit ose të disinstaloje Aplikacionin.

  Pika  -17 Njoftimet

“e-Posta” ka të drejtë të dërgojë tek Klienti “e-Posta” informacion dhe njoftime në lidhje me këto Kushte dhe Afate dhe në lidhje me shërbimet “e-Posta” të ofruara nga “e-Posta” dhe të pranuara nga klienti, përmes mesazheve në aparatin celular, postës elektronike si dhe mjeteve të tjera të komunikimit dhe në adresat që Klienti ka vendosur në dispozicion në momentin e regjistrimit në “e-Posta”. Në çdo fushatë promocionale për lançimin e një shërbimi të ri apo ndryshime në shërbime ekzistuese, “e-Posta” ka të drejtë të dërgojë postë elektronike (e-mail) notifikuese tek Klientët “e-Posta” në lidhje me shërbimet e reja. Me synim fokusin tek Klienti, për herë të parë në Shqipëri, “e-Posta” ofron shërbime me vlerë të shtuar. Me aprovimin nga Klienti, Klienti “e-Posta” njoftohet në mënyrë periodike për detyrime të papaguara dhe mënyrat e pagesës së tyre. Nëse Klienti “e-Posta” nuk dëshiron të marrë mesazhe notifikuese apo promovuese, atëherë Klienti duhet të kontaktojë me “e-Posta” dhe të parashtrojë kërkesën përkatëse. Njoftimet nga Klienti “e-Posta” duhet të dërgohen në adresë: Posta Shqiptare Sh.A., Rruga “ReReshit Çollaku”, Nr.4, Tiranë ose duke kontaktuar Shërbimin për Klientët “e-Posta” ose duke ndjekur një nga metodat e përcaktuara ne faqen zyrtare www.postashqiptare.al/neë-kujdesi-ndaj-klientit

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X