Njoftim marrje ambienti me qera në Zonën e Ali Demit
NJOFTIM
Filiali i Postës sh.a Tiranë kërkon të marrë me qira një ambient të përshtatshëm, në Zonën e Ali Demit, Tiranë ku të mund të ushtrojë më me efiktivitet veprimtarinë e tij, për të ofruar një shërbim me efikas për klientët e saj.
Kushtet kryesore për ambientin që kërkohet të merren me qira janë:
§ Sipërfaqja e ambientit të jetë 90-120 m2,
§ Ambienti të jetë në rrugën kryesore(për një reklamim sa më të dukshëm), në katin e parë, duhet të ketë akses në rrugët kryesore urbane, interurbane si dhe të ketë akses transporti publik,
§ Ambienti duhet të jetë me ndriçim, aspirim, kondicionim,survejim 24 orësh me kamera si dhe të ketë parkim për klientët dhe blindet e vlerave monetare,
§ Banaqe, mobilime si dhe materiale e pajisje të tjera që do të nevojiten, do të vendosen nga qiradhënësi sipas standarteve për funksionimin e një zyre postare.
§ Ambienti të ketë akses për persona me aftësi të kufizuara.
§ Kriteri i cili do të vlerësojë ofertën e paraqitur do të jetë çmimi më i ulët për m2 në përshtatje dhe me kriteret e tjera te kërkuara,
§ Personi që posedon pronësinë e këtij ambienti të jetë i pajisur me dokumentacion të rregullt si: Çertifikatë pronësie, kontratë me OSHEE dhe UKT.
Të interesuarit të paraqiten brënda datë 19.01.2024 në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Filiali Tiranë në adresën: Rruga "Reshit Çollaku" ose të kontaktojnë në numrin e celularit 068 2041305.