NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PENSIONISTËT
Të nderuar klientë!
Ju informojmë se me lidhjen e marrëveshjes se re ndërmjet Postës Shqiptare dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore afati i vlefshmërisë së prokurave të përfaqësimit ka ndryshuar.
Bazuar në marrëveshjen Nr. 6092 / 1425 prot datë 11.07.2023 e Posta Shqiptare me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, prokurat e përfaqësimit, të cilat shërbejnë për tërheqjen e pensionit nga persona të autorizuar, si ato të hartuara brenda vendit edhe ato jashtë Shqipërisë, kanë afat vlefshmërie 3 ( tre ) vjet.
Pas përfundimit të këtij afati, përfituesit e pensioneve duhet të paraqesin pranë zyrave postare të pagesës, prokurat e rinovuara.
Për çdo paqartësi apo informacione të detajuara mos hezitoni të na kontaktoni në adresat:
Tel: +355 682044727, +355 682044707, e-mail: [email protected] , ose na vizitoni në zyrat tona postare.
Ju faleminderit!
Posta Shqiptare
Shpejt Sigurt Kudo