Home > Media > Blog

Posta Shqiptare: Shërbimet e Postës dhe Alternativat e Dërgesave Shqiptare EMS SEM

Të gjithë personat që punojnë apo janë të interesuar të kenë dërgesa postare me jashtë, kanë zgjidhjen e përkryer me Postën Shqiptare. Shërbimi i shpejtë postar ndërkombëtar EMS (Express Mail Service), ka ardhur duke u perfeksionuar çdo vit e më shumë. Sot EMS është një zgjidhje e sigurt e dërgimit të objekteve postare: dokumenta dhe mallra deri në 20 kg. Por nëse dëshironi që porosia juaj të arrijë në Eurobë brenda 24 orëve dhe në Amerikë apo Azi brenda 48 orëve, ju duhet të përfitoni nga lehtësirat që sjell Super Ekspres Mail (SEM), shërbimi i ri super i shpejtë për jashtë vendit. Në vijim do t’ju shpjegojmë avantazhet e këtyre dy shërbimeve.

 

EMS

EMS është shërbimi special me epërsi evidente ndaj shërbimeve të tjera dhe ofron siguri, shpejtësi, besueshmëri dhe informacion. Duke i qëndruar besnike këtyre parametrave, përmes EMS ju mund të dërgoni për 2-5 ditë objektet në rreth 200 destinacione në të gjithë botën, duke përballuar denjësisht konkurrencën në treg, në raporte të drejta me konsumatorët.

Ky shërbim mbështetet nga një logjistikë dhe organizim i përsosur në rrjetin postar të shtirë në mbi 500 zyra postare në të gjithë vendin. Ata që mund të përfitojnë nga ky rrjet shërbimi janë aktorë të shoqërisë shqiptare dhe i përkasin të gjitha niveleve, duke filluar nga individët e thjeshtë e deri tek bizneset, organizatat, institucionet, etj. Për t’u informuar për fatin e objektit të dërguar me shërbimin EMS Posta Shqiptare nëpërmjet shërbimit elektronik TRACK and TRACE ju siguron klientëve në çdo moment gjurmimin e objektit EMS. Tashmë, me instalimin e aplikacionit online e-Posta ju njoftoheni në kohë reale në celularin tuaj për statusin aktual të objektit tuaj.

Në funksion të përshpejtimit të dorëzimit të objekteve EMS në duart e klientit, Posta Shqiptare ka atributin edhe të Agjentit Doganor, duke kryer nëpërmjet punonjësve të saj procedurat e zhdoganimit, duke shkurtuar kohën e përpunimit të objekteve në hyrje, duke i shërbyer individëve dhe kompanive që presin që këto objekte t’i vënë sa më shpejtë në funksion të biznesit të tyre apo përdorimit personal.

 

SEM

Shërbimi super i shpejtë për jashtë vendit, Super Ekspres Mail (SEM), është shërbimi më i shpejtë që ekziston në Shqipëri dhe ofrohet nga Posta Shqiptare në bashkëpunim me kompani postare të cilat zënë një pjesë të rëndësishme të tregjeve botërore. Afati i shpërndarjes së objekteve në destinacion është 24 orë nga momenti i daljes së objektit nga Shqipëria, për objektet me destinacion Europën dhe 48 orë për vendet e tjera të botës si: Amerikë, Kanada, Azi, etj.

Shërbimi i ri synon përmirësimin e ndjeshëm të performancës së postës ekspres për jashtë vendit, duke plotësuar gamën e shërbimeve të cilat ne ofrojmë, pa cënuar shërbimet ekzistuese si Ekspres Mail Service (EMS), shërbimet e regjistruara apo ato bazë.

Shërbimi SEM, si vlerë të shtuar të tij ka edhe shërbimin e sigurimit të përmbajtjes, i cili parashikon edhe metoda rimbursimi ne rast te humbjes se objektit postar.

Ky shërbim ofrohet në çdo zyrë postare, kudo në Shqipëri.

 

 


Anyone who works with or is interested in sending international mail has the perfect solution with Albanian Post. The fast international postal service, EMS (Express Mail Service), has been improving every year. Today, EMS is a reliable option for sending postal items, including documents and goods weighing up to 20 kg. However, if you want your order to reach Europe within 24 hours and America or Asia within 48 hours, you should take advantage of the new Super Express Mail (SEM), the ultra-fast international service. Below, we’ll explain the benefits of these two services.

EMS
EMS is a premium service with clear advantages over other services, offering security, speed, reliability, and information. Staying true to these standards, through EMS, you can send items to around 200 destinations worldwide within 2-5 days, competitively priced with a fair consumer relationship.

This service is backed by a well-organized logistics network extending to over 500 post offices across the country. Those who can benefit from this network include individuals, businesses, organizations, and institutions at all levels. To track the status of items sent via EMS, Albanian Post provides real-time tracking with its electronic "Track and Trace" service. Now, with the installation of the "E-posta" online app, you will receive real-time notifications on your mobile device about the current status of your item.

To speed up the delivery process of EMS items to customers, Albanian Post also acts as a Customs Agent, handling customs procedures through its staff, reducing the processing time of incoming items. This service benefits individuals and companies who need their items for business or personal use as quickly as possible.

SEM
The ultra-fast international service, Super Express Mail (SEM), is the fastest postal service available in Albania, offered by Albanian Post in collaboration with leading global postal companies. The delivery timeframe is 24 hours from the moment the item leaves Albania for European destinations and 48 hours for other global destinations such as the USA, Canada, Asia, etc.

This new service aims to significantly enhance the performance of international express mail, complementing the range of services we offer without affecting existing services like Express Mail Service (EMS), registered services, or basic services.

The SEM service also includes an added feature of content insurance, which offers reimbursement options in the event of a lost postal item.

This service is available at every post office across Albania.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X