Rinovimi i Shërbimeve E-commerce nga Posta Shqiptare
Posta Shqiptare ofron një gamë të gjerë shërbimesh të dedikuara për sipërmarrësit dhe kompanitë e vogla që operojnë në fushën e E-commerce. Këto shërbime synojnë të ndihmojnë tregëtinë elektronike.
Përmes shërbimit Ekspres me Dorëzim të Shpejtë dhe Efikas, Posta Shqiptare ofron një përvojë logjistike të plotë, duke filluar nga marrja e produkteve në adresë deri te dorëzimi i tyre brenda një dite në qytetet kryesore të Shqipërisë. Edhe në zonat rurale, objektet postare dorëzohen brenda 48 orësh, duke ofruar një shërbim të personalizuar në mënyrë të plotë. Një nga inovacionet kryesore është mundësia për gjurmim të objektit në kohë reale, duke siguruar një pamje transparente të rrugës së produkteve për blerësit. Për të rritur transparencën, një mesazh njoftimi dërgohet automatikisht kur objekti arrin në adresë.
Shërbimi "Cash on Delivery" ofron mundësinë e pagesës në momentin e dorëzimit, duke lehtësuar procesin e blerjes për konsumatorët. Në të njëjtën kohë, sipërmarrësit kanë mundësinë për të shlyer detyrimet e tyre të llogarisë brenda një kohe të shkurtër. Në rast se një klient dëshiron të kthejë një blerje, operatorët postarë kanë zhvilluar një numër opsionesh për kthimet e thjeshta, të shpejta dhe me kosto të ulët, si në nivel vendi ashtu edhe ndërkufitar.
Posta Shqiptare nuk ofron vetëm shërbime logjistike, por gjithashtu siguron asistencë profesionale.
Në një periudhë kur tregtia online po rritet shpejt, Posta Shqiptare synon të jetë një partner i besueshëm dhe i përparuar për sipërmarrësit lokalë. Gama e opsioneve të transportit në tregtinë elektronike mund të përmbushë nevojat e klientëve në të gjitha nivelet, duke përfshirë nga opsioni më bazik deri te shërbimet më avancuara. Klientët mund të zgjedhin të dërgojnë të njëjtën paketë duke përdorur shërbime të ndryshme, duke përfituar nga tipare të ndryshme, përfshirë shpejtësinë, gjurmimin, konfirmimin e dorëzimit, opsionet e sigurimit dhe nënshkrimin në dorëzim. Klientet mund te kontaktojnë online me zyrat e postës, nëpërmjet rrejteve sociale, apo edhe duke u paraqitur direkt në zyrat e Postës Shqiptare. Për çdo bashkëpunim apo shërbim që kërkohet, një fakt nuk ndryshon: Posta Shqiptar aplikon tarifat më të ulëta në treg!
Albanian Post offers a wide range of services dedicated to entrepreneurs and small businesses operating in the e-commerce sector, aimed at supporting electronic trade.
Through its Express Service with Fast and Efficient Delivery, Albanian Post provides a comprehensive logistics experience, from product pickup at the sender's address to same-day delivery in Albania's main cities. In rural areas, deliveries are completed within 48 hours, offering fully personalized service. One key innovation is the ability to track shipments in real time, providing buyers with full transparency. Additionally, an automatic notification message is sent when the package reaches its destination.
The "Cash on Delivery" service allows customers to pay upon delivery, simplifying the purchasing process. At the same time, entrepreneurs can settle their accounts quickly. If a customer wishes to return a purchase, postal operators have developed a range of easy, fast, and cost-effective return options, both domestically and internationally.
Albanian Post not only offers logistical services but also provides professional assistance.
In an era of rapidly growing online trade, Albanian Post aims to be a reliable and advanced partner for local entrepreneurs. The variety of shipping options in e-commerce can meet customer needs at all levels, from basic to advanced services. Customers can send the same package using different services, benefiting from features like speed, tracking, delivery confirmation, insurance options, and signature upon delivery. Clients can contact postal offices online, through social media, or by visiting the offices directly. For any partnership or service requested, one fact remains: Albanian Post offers the lowest rates in the market!