Home > Media > njoftime

NJOFTIM PËR PUNËSIM PER POZICIONIN SPECIALI I SHERBIMEVE UNIVERSALE POSTARE, NE DREJTORINË E SHËRBIMEVE POSTARE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITSHME TË POSTA SHQIPTARE SH.A.

 

 

NJOFTIM PËR PUNËSIM PER POZICIONIN SPECIALI I SHERBIMEVE UNIVERSALE POSTARE, NE DREJTORINË E SHËRBIMEVE POSTARE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITSHME TË POSTA SHQIPTARE SH.A.

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

 

1.      Të ketë përfunduar AL Ekonomik/ Informatike/Informatik Elektronike / AL

2.      Të ketë aftësi  shumë të mira komunikimi.

3.      Të këtë aftësi shumë të mira bashkëpunimi.

4.      Të ketë njohuri të Rregullores së Shërbimit Universal Postar, të Shërbimeve që ofrohen në shoqërinë Posta Shqiptare sh.a

5.      Të ketë njohuri të gjuhës angleze

 

Detyrat për këtë vend pune:

 

SPECIALISTI I SHËRBIMEVE UNIVERSALE POSTARE

 

Ndjek ecurinë dhe asiston në problemet që kanë të bëjnë me shërbimin postar dhe kolipostar dhe kujdeset për të gjithë elementet që ndikojnë në vijueshmërinë normale të tyre.
Propozon dhe kryen kontrolle të vazhdueshme, të planifikuara dhe të befasishme, në Filiale dhe Degë në lidhje me zbatimin e Rregullores së Shërbimeve Bazë Postare, Konventës Postare të Përboteshme, udhëzimeve, qarkoreve të hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme, si dhe zbatimin e kontratave dhe marrvëshjeve të bashkëpunimit me partnerët.
Përgatit udhëzime dhe qarkore për filialet, si dhe propozon masa konkrete per përmirësimin e situatës, në bazë të kontrolleve të ushtruara, problemeve dhe mangësive të konstatuara.
Njihet me të gjitha rastet e problemeve në shërbim, të konstatuara nga vëzhgesat e hartuara nga Filialet, buletinet e verifikimit e ardhura nga administratat homologe dhe ankesat e ardhura nga qytetarë dhe klientë brenda dhe jashtë vendit, në lidhje me shërbimet postare, deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre dhe mbarëvajtjen e shërbimeve.
Merr pjesë aktive në hartimin e projekt programit të detajuar të shërbimit postar dhe bën propozime konkrete për përmirësimin e tij. Në këtë kuadër, njihet, propozon dhe jep orientimet përkatëse për projekt programet për çdo Filial e Degë (për çdo shërbim dhe për çdo zë të tij).
Mban lidhje dhe kontakte të vazhdueshme me Filialin e Qëndrës Tranzite dhe Shpërndarësisë së Postave (Filiali Tiranë), dhe i jep zgjidhje problemeve dhe mangësive të konstatuara, si për shërbimin e brendshëm dhe për atë ndërkombëtar.
Ndjek zbatimin e grafikut të brendshëm dhe ndërkombëtar të vijimit të dërgesave si dhe ecurinë e grafikut të brendshëm të hartuar nga filialet dhe degët, për transportin e dërgesave postare dhe kolipostare dhe bën propozime konkrete për përmirësimin e tij.
8.      Analizon dhe u përgjigjet në kohë ankesave apo verifikimeve të ardhura në rrugë zyrtare nga institucione shtetërore dhe klienteë të tjerë.

9.      Ndjek dhe zbaton me korrektesi detyrat e ngarkuara nga eprorët dhe përgjigjet për realizimin e tyre në afatet e caktuara.

10.  Kryen çdo detyrë që i ngarkohet nga  titullari, nga Drejtori i Drejtorisë dhe detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit konform ligjit.

 

 

 

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

1.      Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me modelin EUROPAPASS.

2.      Diplomë e bachelorit noterizuar.

3.      Listë notash e noterizuar.

4.      Letër interesi për pozicionin e punës.

5.      Fotokopje e kartës së identitetit.

 

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të behet dorazi në protokollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Posta Shqiptare sh.a., në adresën, Rr.“Reshit Çollaku”, Nr. 4, Tiranë, Tel: 042222315, Kodi Postar 1001 ose nëpërmjet postës elektronike në adresën [email protected]

 

Afati i Dorëzimit: Deri në datë 21 /05/ 2025, ora 14.00

 

 

 

 

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X