NJOFTIM PËR PUNËSIM PER POZICIONIN SPECIALI I PROGRAMIMIT, NË DREJTORINË EKONOMIKE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITSHME TË POSTA SHQIPTARE SH.A.
NJOFTIM PËR PUNËSIM PER POZICIONIN SPECIALI I PROGRAMIMIT,
NË DREJTORINË EKONOMIKE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITSHME TË POSTA SHQIPTARE SH.A.
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
1. Të ketë përfunduar AL / Ekonomik.
2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
3. Të këtë aftësi shumë të mira bashkëpunimi.
4. Të ketë njohuri të Shërbimeve që ofrohen në kompaninë Posta Shqiptare sh.a
5. Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
Detyrat për këtë vend pune:
SPECIALISTI I PROGRAMIMIT
1. Kryen përditësimin e formularëve të programimit mbështetur në aktet regullatore të hartimit të project programeve vjetore të shoqërisë për çdo filial dhe degë si dhe siguron sistemin më të shkurtër të kontrollit për rakordimin midis tyre.
2. Shqyrton propozimet e ardhura nga drejtoritë dhe filialet gjatë vitit duke mbajtur në fokus periudhën e hartimit të kërkesave të projekt programit ekonomiko financiar.
3. Mbështet dhe informon punonjësit e filialeve të përfshirë në procesin e hartimit të projekt programit vjetor për kërkesat që duhet të plotësojnë, me qëllim marrjen e propozimeve në format cilësor sipas metodologjisë të caktuar, si dhe kontribuon në rritjen profesionale të këtyre punonjësve në fushën e programimit.
4. Analizon ecurinë e zhvillimit të shërbimeve ekzistuese dhe implemtimin e shërbimeve të reja, realizimin e tyre, bën studime dhe përgjithësime si dhe propozon ide konkrete për përmirësimin dhe rritjen e efektivitetit të tyre.
5. Në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Statistikës dhe Kostos hartojnë informacione për analizën e treguesve kryesorë, duke dhënë mendime konkrete për përmirësimin e tyre.
6. Zbaton çdo detyrë të ngarkuar apo deleguar nga Administrimi i Shoqërisë në përputhje të plotë me njohuritë që ka dhe siguron cilësinë më të lartë dhe përmbushjen në afatin e kërkuar, etj.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me modelin EUROPAPASS.
2. Diplomë e bachelorit e noterizuar.
3. Listë notash e noterizuar.
4. Letër interesi për pozicionin e punës.
5. Fotokopje e kartës së identitetit.
Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të behet dorazi në protokollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Posta Shqiptare sh.a., në adresën, Rr.“Reshit Çollaku”, Nr. 4, Tiranë, Tel: 042222315, Kodi Postar 1001 ose nëpërmjet postës elektronike në adresën [email protected]
Afati i Dorëzimit: Deri në datë 21 /05/ 2025, ora 14.00