Home > Media > aktivitete

Administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, zhvilloi sot një takim pune në Drejtorinë e Përpunim Shpërndarjes, pranë Filialit Tiranë.

Administratori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, zhvilloi sot një takim pune në Drejtorinë e Përpunim Shpërndarjes, pranë Filialit Tiranë.

Gjatë bisedës me punonjësit, ai vlerësoi përkushtimin dhe energjinë e tyre të përditshme për të siguruar që shërbimet postare të mbërrijnë me korrektësi dhe kujdes në çdo cep të vendit.

Z. Xhafaj theksoi se një ndër objektivat kryesore është ndërtimi i një sistemi të integruar të shpërndarjes, të bazuar në standarde profesionalizmi, transparence dhe koordinimi të fortë.

“Besoj fort se suksesi ndërtohet së bashku. Do të punojmë për të forcuar bashkëpunimin mes strukturave dhe për të mbështetur çdo punonjës në terren, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë gjithmonë në rritje,” – u shpreh z. Xhafaj.

Posta Shqiptare mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime moderne, të sigurta dhe afër çdo qytetari.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X