Ditën e sotme, Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, zhvilloi një vizitë pune në Filialin Hibrid Mail ku u njoh nga afër me proçeset e dërgimit dhe përpunimit të zarfave dhe dokumentave.

Hibrid Mail është një shërbim ndërmjet të cilit kryhet proçesi i mbyllur i printimit, perforimit, zarfimit dhe shpërndarjes, një sistem inovativ që u vjen në ndihmë kompanive, institucioneve dhe organizatave për menaxhimin e komunikimeve zyrtare në mënyrë më efikase dhe të sigurt.
Nëpërmjet kombinimit të postës tradicionale me teknologjinë elektronike, ky shërbim kursen kohë, kosto dhe rrit cilësinë e dërgesave për klientët.
Gjatë vizitës, z. Xhafaj u shpreh:
“Posta Shqiptare po punon çdo ditë për të modernizuar shërbimet dhe për të sjellë zgjidhje që i bëjnë proçeset më të thjeshta dhe më të besueshme për klientët tanë. Hibrid Mail është një hap konkret drejt transformimit digjital dhe eficiencës së plotë."