Vizitë në Filialin e Qendrës Tranzit, Vorë
Gjatë vizitës së sotme në Filialin e Qendrës Tranzit, Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, inspektoi nga afër procesin e punës që siguron rrjedhën dhe saktësinë e çdo shërbimi postar.
Këtu, çdo dërgesë kalon në një zinxhir të plotë veprimesh — nga kontrolli dhe regjistrimi, tek ndarja, përpunimi dhe nisja drejt destinacionit duke garantuar që çdo pako të udhëtojë me siguri dhe efikasitet.
Në këtë nyje të rëndësishme logjistike, bashkëpunimi ndërmjet ekipeve dhe teknologjia moderne janë thelbësore për të siguruar që çdo proces të jetë i qartë, i qëndrueshëm dhe transparent, në shërbim të qytetarëve dhe partnerëve.
Siç theksoi Administratori Etjen Xhafaj:
“Proceset janë zemra e çdo institucioni. Kur ato funksionojnë me qartësi dhe përkushtim, rezultatet pasqyrohen natyrshëm në shërbimin ndaj publikut.”








