Vizitë në Vlorë
Në Vlorë, ku Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj prezantoi Drejtoreshën e re të Filialit, znj. Dorina Tahiraj.
Gjatë vizitës u inspektua Zyra Postare Qendrore, ku u zhvilluan diskutime mbi funksionimin e shërbimeve, adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve, si dhe masat për rritjen e mëtejshme të cilësisë dhe efikasitetit në ofrimin e shërbimit postar dhe financiar, në një nga qytetet kyçe të turizmit dhe ekonomisë.
“Angazhimi ynë mbetet forcimi i standardeve të shërbimit dhe garantimi i një poste të besueshme, të sigurt dhe pranë çdo qytetari,” – u shpreh z. Xhafaj.













