Home > Media > aktivitete

28-29 Nëntor në Muzen e Pullave

Sot, ambientet e Galerisë së Pullës Shqiptare u mbushën me kureshtje dhe entuziazëm nga fëmijët e afterschool-it NextGen, të cilët vizituan Muzeun e Pullës pranë Postës Shqiptare.

Gjatë kësaj vizite edukative, fëmijët u njohën nga afër me historinë e pullës shqiptare, evoluimin e saj ndër vite dhe rolin e rëndësishëm që ajo ka pasur në komunikim, kulturë dhe trashëgimi kombëtare. Përmes historive, imazheve dhe pullave unike, ata zbuluan se si çdo pullë është një dëshmi e kohës dhe e identitetit tonë.

Posta Shqiptare mbetet e angazhuar të hapë dyert e saj për brezat e rinj, duke nxitur dijen, kulturën dhe dashurinë për historinë. Faleminderit NextGen për vizitën dhe energjinë pozitive që sollët në Muzeun e Pullës!

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X