Vizitë në Pogradec
Administratori i Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, inspektoi sot Zyrën Postare Qendrore Pogradec, ku u informua nga afër për ecurinë e shërbimeve dhe sfidat me të cilat përballet stafi në përditshmërinë e tyre.
Vizita nisi me një surprizë të këndshme, ku z. Xhafaj u takua me postierin Ardi Muçllari, autor i librit “Shtëpia e Zarfeve”, një vepër që pasqyron me ndjeshmëri dhe realizëm botën e postierëve dhe përkushtimin e tyre në shërbim të komunitetit.
“Pogradeci, si një nga qytetet më të rëndësishme turistike të vendit, meriton shërbime postare dhe digjitale të standardeve më të larta, për t’u ardhur në ndihmë si banorëve ashtu edhe vizitorëve,” – u shpreh z. Xhafaj.
Kjo vizitë nxit bashkëpunimin me strukturat lokale dhe mbështet rritjen e standardeve postare në një qytet me rëndësi të madhe turistike si Pogradec





