Home > Media > aktivitete

Vizitë në Elbasan

Në vijim të vizitave në të gjithë vendin, Administratori i Postës Shqiptare z. Etjen Xhafaj zhvilloi sot një inspektim pune në Filialin Elbasan. Ai vizitoi Zyrën Postare Qendër, ku u njoh me ecurinë e shërbimeve dhe sfidat e stafit në përditshmëri.

Gjatë takimit me kryetarët e degëve dhe drejtuesit e zyrave postare, Administratori theksoi rëndësinë e përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve.

“Prioriteti ynë kryesor është qytetari. Çdo ditë po punojmë për të rritur cilësinë, shpejtësinë dhe korrektësinë e shërbimeve që ofrojmë, duke garantuar një përvojë dinjitoze për çdo qytetar që i drejtohet Postës Shqiptare,” u shpreh z. Xhafaj.

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X