Home > Media > njoftime

Shpalljen e vendit vakant për pozicionin “Këshilltar për Çështjet Ekonomike”, në Drejtorinë e Kabinetit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme

NJOFTIM PER VEND VAKANT, PËR EMERIM NË POZICIONIN E PUNËS “KËSHILLTAR PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE”, NË DREJTORINË E KABINETIT, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITSHSHME “POSTA SHQIPTARE” SH.A.

 

Kërkesat e vecanta për këtë vend pune janë:

 

1.      Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë

2.      Të këtë eksperiencë pune mbi 1-vjet

3.      Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.

4.      Të ketë njohuri të gjuhës angleze

 

Detyrat për këtë vend pune:

1.      Këshilltari për çështjet ekonomike është strukturë këshillimore pranë Administratorit të Përgjithshëm në fushën e zbatimit të ligjit.

2.      Kryen çdo detyrë që i ngarkon Drejtori i Kabinetit

3.      Shqyrton dhe ndjek zbatimin e ligjshmërisë në të gjitha fushat e aktivitetit ekonomiko-financiar, të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. dhe bën interpretimin ekonomik të marrëveshjeve  dhe kontratave që lidh “Posta Shqiptare” sh.a. me  institucione dhe partnerë  që bashkëpunon, kur i kërkohët nga Titullari.

4.      Shqyrton dhe jep mendim për të gjitha problemet ekonomiko-financiare të Shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. dhe të filialeve në vareësi të saj, kur i kërkohët nga Administratori.

5.      Bashkëpunon me Departamentet/Drejtoritë përkatëse të “Posta Shqiptare” sh.a., Drejtorët e Filialeve si dhe K/D/Financës, mbi njohjen dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fushën e shërbimeve financiare, mbi administrimin e aseteve, mbi gjëndjen e debitorëve dhe kreditorëve etj, si pjesë e grupit të punës të nGritur me urdhër të Titullarit.

6.      Ndjek dhe jep asistencën e nevojshme në hartimin e programit të zhvillimit ekonomik të shoqërisë.

7.      Ndjek dhe jep asistencën e nevojshme në përfaqësimin e “Posta Shqiptare” sh.a. në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit që kanë lidhje me detyren e tij/saj, si dhe detyra të ndryshme që i caktohen nga Administratori i Përgjithshëm.

8.      Shqyrton dhe relaton pranë Administratorit të Përgjithshëm lidhur me kërkesat dhe ankesat e subjekteve të ndryshme, lidhur me shërbimet financiare që shoqëria ofron.

9.      Jep mendime dhe merr pjesë në detyra të ndryshme të ngarkuara nga Administratorit i Përgjithshëm.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

1.      Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me modelin EUROPAPASS.

2.      Diplomë e noterizuar.

3.      Liçensë e noterizuar.

4.      Letër interesi për pozicionin e punës.

5.      Fotokopje e kartës së identitetit.

 

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të behet dorazi në protokollin e Drejtorisë së Përgjithshme të “Posta Shqiptare” sh.a., në adresën, Rr.“Reshit Çollaku”, Nr. 4, Tiranë, Tel: 042222315, Kodi Postar 1001, ose nëpërmjet postës elektronike në [email protected]

 

Afati i Dorëzimit: Deri në datë 23/02/2026, ora 11:00

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X