NJOFTIM PER VEND VAKANT, PËR EMERIM NË POZICIONIN E PUNËS “KËSHILLTAR PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE”, NË DREJTORINË E KABINETIT, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITSHSHME “POSTA SHQIPTARE” SH.A.
NJOFTIM PER VEND VAKANT, PËR EMERIM NË POZICIONIN E PUNËS “KËSHILLTAR PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE”, NË DREJTORINË E KABINETIT, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITSHSHME “POSTA SHQIPTARE” SH.A.
Kërkesat e vecanta për këtë vend pune janë:
1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë
2. Të këtë eksperiencë pune mbi 1-vjet
3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
4. Të ketë njohuri të gjuhës angleze
Detyrat për këtë vend pune:
1. Këshilltari për çështjet ekonomike është strukturë këshillimore pranë Administratorit të Përgjithshëm në fushën e zbatimit të ligjit.
2. Kryen çdo detyrë që i ngarkon Drejtori i Kabinetit
3. Shqyrton dhe ndjek zbatimin e ligjshmërisë në të gjitha fushat e aktivitetit ekonomiko-financiar, të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. dhe bën interpretimin ekonomik të marrëveshjeve dhe kontratave që lidh “Posta Shqiptare” sh.a. me institucione dhe partnerë që bashkëpunon, kur i kërkohët nga Titullari.
4. Shqyrton dhe jep mendim për të gjitha problemet ekonomiko-financiare të Shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. dhe të filialeve në vareësi të saj, kur i kërkohët nga Administratori.
5. Bashkëpunon me Departamentet/Drejtoritë përkatëse të “Posta Shqiptare” sh.a., Drejtorët e Filialeve si dhe K/D/Financës, mbi njohjen dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fushën e shërbimeve financiare, mbi administrimin e aseteve, mbi gjëndjen e debitorëve dhe kreditorëve etj, si pjesë e grupit të punës të nGritur me urdhër të Titullarit.
6. Ndjek dhe jep asistencën e nevojshme në hartimin e programit të zhvillimit ekonomik të shoqërisë.
7. Ndjek dhe jep asistencën e nevojshme në përfaqësimin e “Posta Shqiptare” sh.a. në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit që kanë lidhje me detyren e tij/saj, si dhe detyra të ndryshme që i caktohen nga Administratori i Përgjithshëm.
8. Shqyrton dhe relaton pranë Administratorit të Përgjithshëm lidhur me kërkesat dhe ankesat e subjekteve të ndryshme, lidhur me shërbimet financiare që shoqëria ofron.
9. Jep mendime dhe merr pjesë në detyra të ndryshme të ngarkuara nga Administratorit i Përgjithshëm.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me modelin EUROPAPASS.
2. Diplomë e noterizuar.
3. Liçensë e noterizuar.
4. Letër interesi për pozicionin e punës.
5. Fotokopje e kartës së identitetit.
Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të behet dorazi në protokollin e Drejtorisë së Përgjithshme të “Posta Shqiptare” sh.a., në adresën, Rr.“Reshit Çollaku”, Nr. 4, Tiranë, Tel: 042222315, Kodi Postar 1001, ose nëpërmjet postës elektronike në [email protected]
Afati i Dorëzimit: Deri në datë 23/02/2026, ora 11:00