Home > Media > njoftime

NJOFTIM PËR VEND VAKANT (1) PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË MARRËDHËNIEVE ME JASHTË, NË DREJTORINË E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME POSTA SHQIPTARE SH.A

NJOFTIM PËR VEND VAKANT (1) PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË MARRËDHËNIEVE ME JASHTË, NË DREJTORINË E KOMUNIKIMIT DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË, PRANË  DREJTORISË SË PËRGJITHSHME  POSTA SHQIPTARE SH.A   

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

1.      AL / Gjuhë të Huaja /Shkenca Komunikimi

2.      Të ketë aftësi  shumë të mira komunikimi.

3.      Të ketë aftësi shumë të mira bashkëpunimi të punës në grup.

4.      Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

 

Detyrat për këtë vend pune:                                                                          

 

1.      Drejton aktivitetin e punës së sektorit duke e koordinuar atë me aktivitetin e punës së Drejtorive të tjera operative.

2.      Koordinon punën me UPU-në, Post-Europën, PUMed, Eurogiro, me administratat postare homologe  dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, duke koordinuar edhe me Drejtoritë e linjës, për zgjerimin e asistencës teknike nëpërmjet projekteve të ndryshme në fushën e Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit për rritjen e performancës  të  cilësisë së shërbimeve postare e financiare, zbatimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e shërbimeve postare e financiare.

3.      Ndjek punën për bashkëpunim dhe Bashkëpunimin bilateral me Administratat Postare të Rajonit si të Italisë, Greqisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë, Turqisë dhe Administratat e tjera homologe në fusha të ndryshme të interesit  reciprok si në fushën e IT, Cilësisë së Shërbimeve Postare dhe Financiare, trajnimin e stafit etj.

4.      Ndjek punën për pjesëmarrjen e punonjësve të Postës Shqiptare Sh.a.,  në mbledhje të grupeve të punës, seminare, ëorkshope, aktivitete ndërkombëtare të organizuara nga UPU, Post Europa, PUMed, Eurogiro, Administratat Postare të Rajonit dhe Homologe, për njohjen dhe zbatimin e praktikave më të mira, promovimin e arritjeve pozitive në fushën e shërbimeve postare, EMS, financiare dhe bankare, CSR, IT, etj; si dhe nëpërmjet misioneve të ekspertëve të huaj në Postën Shqiptare sh.a.

5.      Ndjek dhe kordinon në bashkëpunim me Drejtoritë e linjës  korespondencat,  në lidhje me detyrimet  financiare me administratat postare homologe dhe organizmat e tjerë në të cilat Posta Shqiptare Sh.a., është anëtare.

6.      Ndjek procesin e koordinimit me Drejtoritë e linjës të korrespondencën së jashtme me operatorët e administratave homologe, organizmat ndërkombëtar ku Posta Shqiptare sh.a., aderon, partnerët ndërkombëtar dhe aktorët e tjerë në sektorin postar dhe financiar, etj.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

 

1.      Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me modelin Europapass.

2.      Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

3.      Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore.

4.      Letër interesi për pozicionin e punës.

5.      Fotokopje e kartës së identitetit.

6.      Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet  në protokollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Posta Shqiptare sh.a.,

Adresa, Rr.“Reshit Çollaku”, Nr. 4, Tiranë, Tel: 042222315, Kodi Postar 1001 ose nëpërmjet postës elektronike në [email protected]

Afati i Dorëzimit: 06. 03. 2026

NjoftimpërvendvakantPërgjegjësiSektorittëMarrëdhënievemeJashtë

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X