Një vizitë që forcon lidhjet dhe hap rrugë për zhvillim të ri
Një vizitë që forcon lidhjet dhe hap rrugë për zhvillim të ri
Delegacioni i Posta Shqiptare, nën drejtimin e Etjen Xhafaj, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Poste Italiane, ku u njoh nga afër me modelin e suksesshëm të organizimit, logjistikës dhe shërbimeve financiare.
Ky takim shërbeu si një mundësi për shkëmbim eksperiencash dhe për të identifikuar fusha konkrete bashkëpunimi, me synimin për të përmirësuar shërbimet për qytetarët dhe për të afruar edhe më shumë dy vendet. Një fokus i veçantë iu kushtua komuniteteve shqiptare dhe italiane që jetojnë në të dyja vendet, duke synuar zgjerimin e shërbimeve dhe krijimin e më shumë mundësive në të ardhmen.
Në fund të vizitës, Administratori dha një intervistë, ku ndau vlerësimet mbi modelin e suksesshëm të Postës Italiane dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të ardhmen e shërbimeve postare dhe financiare mes dy vendeve.
#PostaShqiptare #PosteItaliane #Shqiperi #Itali #Bashkepunim #Zhvillim #Logjistike #Sherbime #Inovacion #Partneritet








