Home > Media > njoftime

NJOFTIM PER VEND VAKANT PËR POZICIONIN E PUNËS ‘‘DREJTOR’’ I FILILAIT TË POSTËS BERAT

NJOFTIM PER VEND VAKANT PËR POZICIONIN E PUNËS ‘‘DREJTOR’’ I FILILAIT TË POSTËS BERAT

Kërkesat e vecanta për këtë vend pune janë:

1. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë.
2. Të këtë eksperiencë pune mbi 1-vjet
3. Të ketë aftësi  shumë të mira komunikimi.
4. Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup.
5. Të këtë aftësi shumë të aftësi organizimi dhe menaxhimi.
6. Të këtë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
Detyrat për këtë vend pune.:

1. Organizon punën për zbatimin me korrektësi të plotë të strukturës organizative në Filial.
2. Është pjesë e komisionit të vlerësimit të performancës së për punonjësve duke bërë përzgjedhjen e tyre, dhe përgjigjet për rekrutimin dhe kualifikimin e Burimeve – Njerëzore.
3. Organizon dhe drejton gjithë aktivitetin ekonomiko–financiar, dhe mbarvajtjen e shërbimeve në të gjithëFilialin dhe Degët në varësi.
4. Trajton problemet administrative të funksionimit dhe të zhvillimit të administratës dhe Burimeve Njerëzore, Sigurimit, Cilësisë dhe Marketingut, të cilat i ka në varësi të drejtëpërdrejtë.
5. Drejton dhe organizon punën për hartimin e projektprogramit ekonomiko-financiar dhe projektin përtreguesit normative e cilësorë të shërbimeve në të gjithëtreguesit e tyre.
6. Organizon e drejton analizat periodike ekonomiko-financiare të Filialit, dhe jo me pak se çdo 3 – muaj i raporton Administratorit të Shoqërisë mbi rezultatet e aktivitetit ekonomiko-financiar dhe treguesve cilësorë të shërbimeve.
7. Organizon dhe drejton punën për zgjerimin e zhvillimin e shërbimeve postare, shërbimeve financiare e bankare, si dhe të biznesit.
8. Organizon dhe përgjigjet për mirë administrimin e vlerave materiale e monetare dhe kontabilitetin në Filial, dhe në Degë në përputhje të plotë me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
9. I propozon Administratorit të Shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a., hapjen e zyrave të reja postare, si dhe reformimin dhe modernizimin e tyre, duke respektuar aktet ligjore me hapjen e zyrave postare.
10. Siguron bashkëpunim e bashkëveprim me partnerët kryesore me të cilët ka lidhur kontratë, etj.
 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat simë poshtë:

1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me modelinEUROPAPASS.
2. Diplomë e noterizuar.
3. Letër interesi për pozicionin e punës.
4. Fotokopje e kartës së identitetit.
 

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do tëbehet dorazi në protokollin e Drejtorisë së Përgjithshme tëPosta Shqiptare sh.a., në adresën, Rr.“Reshit Çollaku”, Nr. 4, Tiranë, Tel: 042222315, Kodi Postar 1001 ose nëpërmjetpostës elektronike në [email protected]

Afati i Dorëzimit: Deri në datë 13 /11 /2024

Të dhënat për kodin

Mbyll dritaren X